Mariza Ikonomi mirënjohje për Françesk Radin: Nuk treten ndjenjat, le të jemi sado larg profesor

Mariza Ikonomi është bërë e njohur fillimisht me duetin Telefonatë Zemrash kënduar me Françesk Radin. Ajo ishte një vajzë e vogël atëherë, por arriti për shkak të talentit dhe përkushtimit, të rritej në skenë duke mos hequr dorë asnjëherë nga muzika. Ka kënduar shumë këngë që nga ajo kohë, ka marrë pjesë në disa festivale, disa prej këngëve kanë qenë krijime të saj, por Mariza nuk mund ta harroj herën e parë në Festival dhe as njeriun që e solli aty. Françesk Radi sot nuk është më fizikisht, por mes nxënëses dhe profesorit nuk treten ndjenjat, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

“Eh profesor i dashur…Nuk e harroj kurre momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe kerkoje nje vajze te vockel per te kenduar kengen “Telefonate Zemrash”. Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua. Vertet me zgjodhe mua por edhe unë te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty nje Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe nje zemer te paster e te kulluar si ajo e nje femije ashtu sic isha edhe une. Mezi prisja oret e provave qe te kendoja kengen. Ajo kenge vertet ishte dhe mbeti nje thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemren time dhe vazhdon kendon… A mund t’ia shuajme diellit ate zjarr, a mund ta shterim nje oqean,

Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia per ty, le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur….”shkruan Mariza Ikonomi.

Ajo ka publikuar edhe një foto të vjetër nga koha e bashkëpunimit të tyre të parë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button