Bella dhe Gigi Hadid: “Jemi krenare që jemi myslimane”! (FOTO)

Kur presidenti Trump deklaroi ndalimin e emigrantëve në janar, mijëra qytetarë protestuan mbi urdhrin ekzekutiv, përfshirë këtu edhe motrat Bella dhe Gigi Hadid. Modelet i’u bashkuan protestës në Nju Jork krahas mamasë së tyre dhe disa miqve të tjerë, me një pankartë me mbishkrimin “Ne jemi të gjithë qenie humane”, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

Bella nuk ka pasur aspak ndrojtje për këtë kauzë, duke shprehur edhe në rrjetet sociale qëndrimin e saj: “Nuk duhet t’i trajtojmë njerëzit sikur nuk meritojnë as minimumin e mirësjelljes, vetëm prej etnicitetit të tyre. Nuk është e drejtë” shprehet ajo.

Kjo kauzë duket se e ka prekur familjen Hadid ashtu si shumë qytetarë të tjerë, për shkak të besimit fetar mysliman, ku babai i saj Mohamed Hadid ka qenë gjithashtu një refugjat kur ka ardhur për herë të parë në Amerikë. Rregullat e Trump janë shumë afër shtëpisë së saj, afër motrës dhe familjes dhe për këtë ajo ndihet shumë e prekur.

“Ai gjithmonë ka qenë një besimtar, dhe gjithmonë lutej bashkë me ne. Jam krenare që jam myslimane” – shprehet Bella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button