Bogoevski: Gruevski ka harxhuar mbi 3 mijë euro për telefon në kurriz të qytetarëve, derisa ka qenë në Maltë

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, ka akuzuar se ish kryeministri dhe deputeti i tanishëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, akoma e përdor telefonin e kryeministrit, faturën e të cilit e paguan shteti, njofton Portalb.mk.

“Më ka arritur fatura e telefonit të Gruevskit, gjegjësisht e telefonit zyrtar të kryeministrit,  me të cilin prej në mars deri në prill të 2017-tës, ka bërë 184 mijë denarë për roaming. Kjo do të thotë se shteti i paguan koordinimet e Gruevskit prej Maltës për cirkun që e kanë bërë këtu”, tha Bogoevski.

Ai tregoi se “deputetët e VMRO-DPMNE-së me bllokimin e Kuvendit e mbulojnë krimin, atë që është bërë para publikimit të “bombave” dhe atë që bëhet për momentin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button