Para zgjedhjeve shtatë parti nënshkruan deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes

Partia Liberale, Partia Liberal Demokrate, DOM, Partia e Re Social Demokrate, Opsioni qytetarë për Maqedoninë, Aleanca për Maqedoni Pozitive dhe LSDM janë partitë që e kanë nënshkruar Deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes.

Me këtë politikanët e këtyre partive janë të obliguar që ashpër të dënojnë gjuhën e urrejtjes për të gjitha grupet e prekura si gratë, homoseksualët, lezbiket dhe grupet e margjinalizuara.

Këto parti në fushatë duhet të promovojnë tolerancë dhe respekt ndaj të drejtave të njeriut për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Sipas Nano Ruzhin këtë deklaratë duhet ta nënshkruajnë të gjitha partitë që kanë për qëllim anëtarësimin në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button