Lista e LSDM-së, dominohet nga kandidat të rinj për deputet

Pjesa më e madhe e deputetëve aktualë të LSDM-së nuk janë në mesin e kandidatëve të dëshiruar në listat të cilat degët e partisë i kanë parashtruar deri tek kryesia qendrore, shkruan e përditshmja “Dnevnik”.
 
Me përjashtim të bashkëpunëtorvëe të afërt të Zaevit në mesin e deputetëve, në listat e socialdemokratëve është e mundur të mos gjendet asnjë nga deputetët aktual të opozitës maqedonase.
 
Mbetet të shihet nëse kjo do të thotë se Zaev është duke bërë “pastrim” ose anëtarësia është e vendosur ti zëvendësojë ata të cilët nuk kanë dhënë rezultate të pritura, më së miri do të vërtetohet deri më 29 mars kur edhe skadon afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë deri tek KSHZ-ja nga ana e partive politike.

Sipas burimeve garnitura më e vjetër parlamentare është përgatitur për një zhvillim të tillë të ngjarjeve. 

Nga njerëzit e afërt me Cërvenkovskin mësohet se ulësen e deputetit do ta fitojë vetëm Igor Ivanovski, përderisa të pasigurt mbeten pozicionet e ish deputetëve Emilijan Stankoviq, Goran Minçev dhe Jani Makraduli, përderisa për ish deputetët Savova, Petrov, Daneva dhe Georgiev veç më është e sigurt se nuk do të ketë vend në përbërjen e re parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button