Izraeli ndërton mur të madh në kufirin me Ripin e Gazës

Izraeli ndërton mur të madh në kufirin me Rripin e Gazës me qëllim që të pengohet ndërtimi i tuneleve nga ana e Hamasit, njoftoi DPA.

Plani është që muri të jetë i gjatë 65 kilometra.

Pas sulmit të muajit të kaluar ndaj një përfaqësuesi të lartë të Hamasit para shtëpisë së tij, sërish u paraqitën informacione për konflikt të ri eventual.

Një përfaqësues i lartë i Hamasit premtoi vazhdim të rrugës së martirëve.

Muri do t’i kushtojë shtetit izraelit rreth një miliardë dollarë dhe do të jetë disa metra mbi dhe nën tokë.

Hamasi nga viti 2014 tenton t’i riparojë tunelet e shkatërruara të cilat më herët i shfrytëzonte për sulme ndaj Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button