(FOTO) Tetova ndriçohet në mes të ditës

Qytetarët e Tetovës sot janë befasuar kur kanë parë dritat e ndezura të rrjetit të ndriçimit publik në qytet. Ngjarja ka ndodhur në orën 13.

Veprimi i tillë mbase nuk do të ishte akt shumë i pazakontë dhe do të bëhej fjalë për një gabim teknik nëse Tetova do të ishte qytet ku ndriçimi publik është mirë i rregulluar dhe asnjë lagje nuk është në terr. 


Por paradoksi qëndron në atë se ka lagje të tëra dhe familje që frikohen ti lëshojnë fëmijët e tyre nëpër terr përderisa paguajnë ndriçimin publik nëpërmjet faturave të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button