PDSH: Talati me trika të Beogradit mundohet ta mbulojë hajninë

Pas dorëzimit të padisë në Gjykatë kundër anëtarit të kryesisë së PDSH-së Bekim Fazliu, nga ana e ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi ka reaguar sot Fazliu në një konferencë për shtyp. 

“E kuptojmë plotësisht shqetësimin e BDI-së, Talatit, Ermirës, dhe të tjerëve që janë në radhë, pasi që për herë të parë në mënyrë të dokumentuar dhe me fakte po zbulohet korrupsioni dhe hajnia e tyre”.

Ai tha se Xhaferi po përdor trikat e Beogradit dhe mundohet të mbuloj hajnitë.

“Talati si Talat, me trika të Beogradit mundohet me pushtet të kërcënojë, kot e ke o Talat!.

Më në fund nga “zastavnikut” i JNA-së dhe ARM-së, Talat Xhaferit një veprim i qëlluar, pranoj me gjithë qejf të shihemi në gjyq dhe apeloj deri tek gjykata që ky proces të filloj sa më parë dhe të përfundoj deri sa ju jeni në pushtet, pra para 27 Prill-it, pasi që kemi edhe shumë çështje tjera që presin të zbardhen! 

Por mos mendo se me ketë mënyre do t’a ndaloni zbulimin e korrupsionit dhe hajnisë në radhët tuaja! Kjo është metoda e vetme që shqiptarët të shohin se sa thellë janë zhytur në korrupsion dhe hajni këta që sot thirren në emër të shqiptarëve!

Me 28 Prill, ditën e parë që ju do të humbni pushtetin, do të jetë fillimi i zbardhjes së vërtetë të hajnisë tuaj dhe se për të gjitha të bërat e juaja do të përgjigjeni para drejtësisë”!”, tha në konferencë Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button