Mbyllet për kalimin e anijeve ngushtica e Bosforit

Ndalohen përkohësisht kalimet e anijeve në ngushticën e Stambollit (ngushtica e Bosforit) për shkak të shikimit të kufizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Autoriteti Portual i Stambollit, thuhet se për shkak të shikimit të kufizuar që nga ora 01.00 janë pezulluar kalimet nga të dyja anët për anijet.

Sipas nenit 21 të udhëzuesit të trafikut detar lokal, theksohet se për shkak të pamundësisë së mjeteve fizike janë kryer vetëm lajmërime të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button