Sulmi në metronë e Shën Petersburgut, publikohen pamjet e momentit të shpërthimit (Video,+16)

Mbi 50 të plagosur rëndë dhe për më keq edhe rreth 12 të vdekur është bilanci i sulmit të ditës së hënë në metronë e Shën Petersburgut në Rusi.

Ky sulm, përcjell Telegrafi, i cili nga autoritetet ruse është cilësuar si sulm terrorist, ka ndodhur në trenin që po lëvizte nga Sennay Ploshchad dhe Sadovaya.

Mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për një shpërthim i ardhur pasi një burrë kishte vendosur një çantë, derisa treni ishte në lëvizje.

Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kishte thënë se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë video të cilat thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button