Juventus transferon 19 vjeçarin nga Boca Juniors

Klubi i Juventusit është afër realizimit të transferimit të 19 vjeçarit Rodrigo Bentancur nga Boca Juniors, raporton Anadolu Agency (AA).

I talentuari Bentancur të hënën ka qenë në kontrolle mjekësore në Torino.

Ndonëse është uruguajan, mesfushori i ri është prodhim i shkollës për të rinj të klubit Boca Juniors nga Argjentina.

Juventus ka dakorduar mundësinë e blerjes së Bentancur që në qershor të vitit 2015 kur Carlos Tevez u kthye në klubin argjentinas.

“Zonja e vjetër” luan mirë këtë sezon, mban pozitën e parë në Seria A me gjashtë pikë epërsi. Në Ligën e Kampionëve është kualifikuar në çerekfinale, ndërsa në Kupën e Italisë është në gjysëmfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button