Icardi zhgënjen tifozët e Interit

Mauro Icardi, kapiteni i Interit, e ka pranuar se ëndrra e Interit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ri, ka përfunduar pas humbjes nga Sampdoria, me rezultat 1:2, njofton Express, përcjell Portalb.mk.

“Nëse sezonin e përfundoi kështu siç jemi me siguri do të jetë një dështim. Ëndrra për kualifikim në Ligën e Kampionëve është zhdukur tani”, ka deklaruar Icardi pas ndeshjes.

Icardi mendon se trajneri Stefano Pioli duhet të vazhdoj ta drejtoj Interin edhe në sezonin e ri.

“Pioli?Ai është personi i duhur, ai ka bërë gjëra të mëdha. Ai dhe ne e meritojmë një renditje më të mirë “, ka theksuar argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button