BDI, kundërshton regjistrin e votuesve në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë

BDI-ja ka kundërshtuar regjistrimin e qytetarëve të cilët janë paraqitur për të votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë.

“Duke u bazuar në dispozitat e Kodit zgjedhor të miratuara me konsenzus, si dhe në bazë të ligjit për paraqitje të vendqëndrimit dhe vendbanimit në Republikën e Maqedonisë,  Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kundërshtimin për regjistrin e votuesve që janë paraqitur për të votuar në Ambasadën e RM në Tiranë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi në konferencën e sotme për shtyp.

BDI-ja, fton Komisionin shtetëror zgjedhor dhe Ministrinë e punëve të brendshme që të shqyrtojnë kërkesën e tyre  dhe të fshijnë këta persona nga regjistri i votuesve me çka do të krijonin besim në procesin zgjedhor.

Gjithashtu, ata ftojnë institucionet e lartpërmendura që të shqyrtojnë edhe rastet tjera eventuale të paraqitjeve të pabazë të votuesve dhe të kemi regjistër të votuesve që do të jetë bazë për proces të besueshëm dhe pranueshëm nga të gjithë palët pjesëmarrëse ne votim.

Kundërshtimi është dorëzuar për 453 votues që në bazë të të dhënave të regjistrit të votuesve më tepër prej tyre kanë të njëjtën adresë banimi, edhe atë:

Gjithsejtë në Komunën Qendër: 105 qytetarë nga Shqipëria që janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njëjtë në komunën Qendër – Shkup.
Në Komunën e Kërçovës gjithsejtë: 113 qytetarë nga Shqipëria janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njëjtë në komunën e Kërçovës.
Në komunën e Prespës: 17, 9, 43, 11, 15, 21, 18, 17, 18, 34, 17, 15,  persona në një adresë; gjithsejtë: gjithsejtë: Në Komunën e Prespës gjithsejtë: 235 qytetarë nga Shqipëria që janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njëjtë në komunën e Prespës.

Ose gjithsejtë 453 qytetarë  janë paraqitur për të votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë për ne janë të kontestueshëm.

Në bazë të ligjit për paraqitje të vendqëndrimit dhe vendbanimit thuhet se: “konsiderohet që qytetari ka siguruar banesë për banim, nëse ai ose anëtarët e familjes së tij ka banesë të banueshme  në bazë të pronësisë ose marrëveshjes për qira për banesën në harmoni me këtë ligj”, pra personat e lartë përmendur nuk kanë siguruar as pronë dhe as kanë marrëveshje për banim, prandaj janë të paraqitur në kundërshtim me ligjin për paraqitje të vendqëndrimit dhe vendbanimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button