Sulmi në metronë në Shën Petërburg vepër e një sulmuesi vetëvrasës me bombë

Sulmi i djeshëm me bomba në metronë në Shën Petërburg, me ç’rast jetën e humbën të paktën 11 persona, ndërsa 51 janë plagosur, e ka kryer një bombardues vetëvrasës, i cili “ka mbërritur prej Azisë Qendrore”, njoftuan sot mediat ruse, duke iu referuar burimeve të policisë.

Sipas burimeve të njëjta, në hetimin e deritanishëm sulmuesi është identifikuar si “burrë 23-vjeçar nga Azia Qendrore”, i cili e ka futur bombën në stacionin e metrosë në çantën e tij.

Mediat informuan se policia gjatë kontrollit të kamerave të sigurisë paraprakisht ka regjistruar një person, për të cilin ka ekzistuar dyshimi se ndoshta është bombarduesi-vetëvrasës, por ai shumë shpejtë është paraqitur në stacionin e policisë, duke hedhur poshtë çfarëdo lidhshmërie me sulmin.

Siç njofton TASS, policia ruse mbrëmë lëshoi urdhër arrest për dy persona të cilët mund të kenë lidhje me shpërthimin në metronë në Shën Petërburg.

“Dy persona janë në kërkim për shkak të dyshimit se e kanë planifikuar shpërthimin. Për njërin person dyshohet se e ka vendosur mjetin shpërthyes në vagon, ndërsa për tjetrin se ka vendosur bombë në stacionin e metrosë”, deklaroi një burim anonim i policisë.

Me rastin e sulmit, presidenti rus mbrëmë mbajti takim të jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë dhe për zbulim.

Shpërthimi ndodhi dje pasdite, rreth orës 13:40 sipas kohës së mesme evropiane, në njërin prej trenave të metrosë në Shën Petërburg midis stacioneve “Instituti teknologjik” dhe “Sheshi Senaja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button