Ashtu si Gruevski edhe Ahmeti do të raportojë për punën e partisë

Zëdhënësi  Bujar Osmani, ka paralajmëruar sot se, BDI-ja, në ditët në vijim para qytetarëve do të prezantojë raportin e vet për projektet nga platforma që është pjesë integrale e qeverisë. 

Osmani tha se raportet paralele nuk flasin për ndasi në raportet me VMRO-DPMNE. “Dy partitë janë parti autonome dhe kanë legjitimitetin nga dy etnikumet, përkatësisht nga dy elektoratet dhe kanë programet e veta me çka negociatat për qeverinë i bashkojnë në një”, tha Osmani. 

“Thjesht, secila parti prezanton sukseset nga platformat e veta, sepse për herë të parë në programin qeveritar të vitit 2011 u bë bashkim i programeve të dy partive fituese të dy etniteteve, ashtu që është normale që edhe raporti të jetë i veçantë”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. 

Deri te raporti për tre vitet e kaluara vjen shkaku i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri Nikolla Gruevski në pjesë më të madhe është adresuar në politikën ekonomike duke theksuar se reformat kanë sjellë investime konkrete. 

Nga LSDM, madje vijnë me koment se në raportin e kryeministrit nuk ishte ajo që duhej të ishte. “Ajo është shpërngulja e mbi 400.000 njerëzve gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, rritja e borxhit publik, asnjë fjalë për mediat, liritë dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi Petre Shilegov për REL, zëdhënës i LSDM-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button