Hoxhaj: Askush nuk mund të ikë nga demarkacioni i kufirit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se askush nuk mund t’i ikë Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ratifikimi i marrëveshjes është një kusht për heqjen e vizave dhe kjo duhet të kalojë”, theksoi Hoxhaj.

Kujtojmë se ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është vënë kusht në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën që në vitin 2012 kur është dhënë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por shumica qeveritare nuk ka arritur ende të sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikim, pasi opozita dhe një pjesë e deputetëve në pushtet, e konsiderojnë si të papranueshme këtë marrëveshje, pasi Kosova humb rreth tetë mijë hektarë tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button