Prezantim i arsimit sipëror në SHBA

Në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, në bashkëpunim me EducationUSA Maqedoni, sot në Shkollën Ndërkombëtare NOVA, përfaqësues prej dhjetë universiteteve në SHBA do të jenë në dispozicion të përgjigjen në pyetjet lidhur me arsimin sipëror në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tyre.

Këshilltarët e EducationUSA do të japin informacione për procesin e aplikimit në universitetet e SHBA-së, si dhe për shërbimet që studentët mund t’i marrin në qendrat e EducationUSA në Maqedoni. Këshilltari për arsim nga Ambasada e SHBA-së do të përgjigjet në pyetjet për mundësitë për fitim të bursave nga Qeveria e SHBA-së dhe për programet e këmbimit arsimor.

Hyrja në këtë ngjarje është falas dhe është e hapur për opinion, ndërsa është paraparë edhe prezencë e ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhejs Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button