E padobishme kërkesa për 20 deputetë bonus, edhe ata që janë nuk kanë bërë gjë!

VMRO-DPMNE në manifestin e saj për stabilitet politik afatgjatë mes tjerash kërkoi edhe 20 deputet bonus për fituesin, të cilën kërkesë njohësit e çështjeve politike e cilësuan si model të shteteve totalitare si dhe kërkesë jo serioze dhe të parealizueshme, shkruan  Portalb.mk.

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike Naser Ziberi thotë për Portalb.mk se ky model sidomos në shtetet me strukturë heterogjene etnike është tërësisht i papranueshëm dhe jashtëzakonisht i dëmshëm sepse i margjinalizon të gjitha subjektet tjera dhe sidomos subjektet e etniteteve që nuk janë shumicë.

“Ky është model i shteteve totalitare në të cilat nuk duan që të ketë negociata, marrëveshje rreth formimit të qeverisë ku koncentrohet pozita e një subjekti, e një lideri dhe në këtë mënyrë ushtrohet pushteti i pakufizuar. Ky model sidomos në shtetet me strukturë heterogjene etnike është tërësisht i papranueshëm dhe jashtëzakonisht i dëmshëm sepse i margjinalizon të gjitha subjektet tjera dhe sidomos subjektet e etniteteve që nuk janë shumicë”, tha për Portalb, Ziberi.

Gjithashtu Bojan Mariçiç nga Qendra Evropiane për Edukim Evropian (QMAE), për Portalb.mk komenton kërkesën për deputetët bonus që kërkon VMRO-ja, duke e cilësuar atë si kërkesë joreale dhe joserioze.

“Kjo kërkesë është joreale dhe joserioze dhe po të ketë më shumë diskutim lidhur me modelin zgjedhor në Maqedoni sërish është shumë jo serioze të kërkohet një gjë e tillë sepse nuk është problemi në Maqedoni për bonus deputetët, problemi është aty se a është më mirë të jenë gjashtë njësi zgjedhore apo një”, tha për Portalb Mariçiç.

Ai shtoi se edhe ata vetë e dinë që nuk do të pranohet nga askush sepse do të ishte mjaft rrezik nëse pranohet një gjë e tillë, sepse asnjë partie nuk duhet t’i jepen deputetë të pamerituar

“Në thelb ky ishte diskutimi i fundit rreth zgjedhjeve, kurse kjo mendoj se vlerësohet si një qasje joserioze të cilën edhe ata vetë e dinë që nuk do të pranohet nga askush sepse do të ishte mjaft rrezik nëse pranohet një gjë e tillë, sepse asnjë partie nuk duhet t’i jepen deputetë të pamerituar”, shtoi Mariçiç. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Lojrat e ketyre nuk kane fund ….
    Keta asnjehere nuk do te respektojn as marrveshjeve e as kushtetute….
    Keta vetem duan te na mbajne te nenshtruar, sherbetore te tyre…
    Probem me keta…
    Duhet zgjidhje afatgjate njehere i pergjithmon , se perndryshe do ti leme gjeneratat e reja me probleme qe mund ti asimiloj apo shperngul Ata…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button