Pse “Shkupi 2014” nuk gjendet në raportin e Qeverisë?

Cila është arsyeja që në 23 kapitujt e raportit që prezantoi ditë më parë kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, aspak nuk është përmendur projekti “Shkupi 2014” si investim kapital i kësaj qeverie dhe e cila ka gëlltitur pjesën më të madhe të tortës buxhetore viteve të kaluara? 

Raporti ka të bëjë me projektet e realizuara dhe të parealizuara të Qeverisë, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në periudhën prej vitit 2011 deri 2014. Projekti më i shtrenjtë nuk gjendet brenda atyre faqeve. Në vend të asaj ndërtimet individuale gjenden me kapituj të veçantë në varësi prej asaj cila Ministri ka marrë pjesë në ndërtimin e saj. 

Në pjesën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit është përmendur ideja për renovim dhe rikonstruktim të Qendrës tregtare të Shkupit, e cila ende është në faze fillestare. Qeveria ka marrë pjesë financiarisht edhe gjatë ndërtimit të përmendoreve, skulpturave dhe fontanave nga “Shkupi 2014”. 

Sipas revizionit të cilin në Komunën Qendër e përpunuan antikorrupcionerët e mëparshëm, Sllagjana Taseva dhe Dragan Malinovski, Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, ka transferuar në llogarinë e komunës 60 milionë euro për këtë qëllim. 

Duke marrë parasysh se Qeveria ka meritat për përmendoret dhe skulpturat, bëhet pyetja pse këto projekte të diskutueshme janë të anashkaluar në raportin dhe a është ajo që ka përshtypje negative për to, sepse një pjesë prej tyre dështuan, siç janë shelgjet në Vardar, dhe për atë se shkaktuan reagime të shumta dhe protesta.

Lajme të ngjashme

Back to top button