BDI: PDSH ia fali Dollnenin, Boshkos

Dega e  BDI-së në Dollnen, në një konferencë për shtyp, ka përkujtuar se më 24 mars po bëhet një vit, që kur shqiptarët e humbën Dollnenin, një komunë me rëndësi tejet strategjike jo vetëm se për këto vise, por për krejt shqiptarët e Maqedonisë, vlerësojnë ata.

Dega e BDI-së, këtë humbje i atribuon PDSH-së. Sipas tyre, shqiptarët e humbën komunën e Dollnenit, falë argëllëkut të PDSH-së, kur 350 votat shqiptare të fshatit Cërnilisht, shkuan në llogari të Boshkos.

Dega e BDI-së, akuzon PDSH-në se ka bërë koncesione të papara në kurriz të shqiptarëve të kësaj komune.

“Kur ishte nevoja për mbrojtjen e kauzës shqiptare, falë votave të përkrahësve të BDI-së sot Zijadin Sela është kryetar i Strugës e për ne banorët e Dollnenit, falë PDSH –së sot kryetar e kemi Boshkon”, thuhet në komunikatë.

“Në këtë përvjetor, ne si degë e BDI-së në Dollnen, e shohim të arsyeshme që t’i numërojmë disa nga “përfitimet” që gjatë kësaj periudhe patën shqiptarët e kësaj komune, pas tradhtisë se radhës që PDSH-ja, ua bëri shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
 
“Gjatë një vitit, u shkarkua drejtori shqiptar dhe u emërua drejtor maqedonas në Ndërmarrjen komunale, nga e cila më pas u larguan edhe tre të punësuar shqiptarë. 
Në komunën e Dollnenit, dy udhëheqës sektori shqiptarë që ishin emëruar në kohën e BDI-së, u zëvendësuan me kuadro maqedonas, dhe dy shqiptarë nga administrata e komunës u larguan nga puna. Në sferën e arsimit, po ashtu ka vazhduar trendi i de shqiptarizimit, ku dy drejtorë të shkollove fillore të fshatrave Ropotovë dhe Desovë, u zëvendësuan me maqedonas, sikurse edhe mbi 10 arsimtarë nga shkollat e lartpërmendura dhe nga shkollat në e fshatrave Llazhanë, Debreshë dhe Zhitoshë”, thuhet në komunikatën e BDI-së, Dega e Dollnenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button