fbpx

Sekreti që të zgjasni jetën!

Shkencëtarët e Imperial College në Londër, kanë theksuar se konsumimi i 10 porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë parandalon vdekjen e hershme të 7,8 milionë personave në vit. Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 95 studimeve të veçanta që kanë hulumtuar efektet e ushqimit në 2 milionë persona.

Duke shprehur se frutat dhe perimet e caktuara ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, studiuesit kanë theksuar se madje edhe konsumimi në masa të vogla sjell ndryshime të mëdha. Konsumimi 200 gram në ditë të frutave dhe perimeve, ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare deri në 13 përqind, rrezikun e kancerit 4 përqind dhe rrezikun prej vdekjes së hershme deri me 15 përqind.

Në qoftë se konsumimi i frutave dhe perimeve arrinë deri në 800 gramë në ditë, ul rrezikun e sëmundjeve kardivaskulare deri në 28 përqind, rrezikun e kancerit deri në 13 përqind, ndërsa rrezikun e vdekjes së hershme deri në 31 përqind.

Një porcioni, i përmendur në studim, është ekuivalent me 80 gramë. Kjo është e njëjtë sa një banane e vogël, dardhë, ose 3 lugë gjelle të mbushura me spinaq.

“Konsumimi i frutave dhe perimeve zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe shtypjes së gjakut, ndërsa forcon sistemin imunitar dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Pemët dhe perimet përmbajnë në vete antioksidantë të cilët ulin dëmtimet e ADN-së dhe rrezikun nga kanceri”, tha udhëheqësja e studimit Dagfinn Aune.

Studimi është botuar në revistën shkencore “International Journal of Epidemiology”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button