Linda Halimi me turne në Amerikë pas Eurovisionit

Këngëtarja Linda Halimi ka njoftuar dje në një sesion LIVE me fansat e saj në Facebook se pas Eurovisonit do të nisë një mision të veçantë.

“Do të nisem me një turne nëpër Amerikë dhe do të promovoj dy këngë të reja, por edhe këngët e mia tjera” tregon Linda Halimi.

Linda po e provon kësisoj tregun amerikan, ndërsa sfida e saj e radhës mbetet përfaqësimi i Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovision, muajin maj në Ukrainë, ku ajo do të provojë për një sukses më të madh shqiptar në festivalin e madh, shkruan KultPlus.

Linda Halimi së fundmi ka sjellë edhe një këngë të re ndërsa ka zbuluar se po përgatitë edhe këngë të tjera, që më pas të mund të fillojë turneun e saj nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button