DSHM: ‘SHHSHM-ja, në shërbim të nënës parti BDI-së’

DSHM-ja, reagon ndaj SHHSHM-së, e cila i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të dalë në votime. Sipas DSHM-së, në këtë mënyrë mobilizohen edhe historianët e ashtuquajtur shqiptar në emër të nënës parti BDI?

“Është për të ardhur keq kur Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), e drejtuar nga një “historian” partiak me emër Skender Hasani, merr guxim intelektual dhe vëndohet në shërbim të politikës, konkretisht të nënës parti BDI dhe u bënë thirrje shqiptarëve të Diasporës të mobilizohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare, por jo edhe në zgjedhjet presidenciale”, thuhet në reagimin e DSHM-së.

“Kjo dëshmon qartë se arsimi, elita intelektuale, akademikët e vërtetë dhe shkrimtarët shqiptar në Maqedoni janë nën trysnin më të vrazhdë të pseudo-historianëve partiak, që kanë deformuar çdo vlerë shqiptare dhe njerëzore në Maqedoni”, thuhet në reagimin e DSHM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button