Kosovë, Hoxhaj: Nuk mund t’i shmangemi ratifikimit të Demarkacionit

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka raportuar këtë të hënë para Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimin dhe pas mbledhjes tha se, Kosova nuk mund t’i shmanget në asnjë mënyrë ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Top Channel. 

Kryediplomati kosovar tha gjithashtu se ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin do të vazhdojë të jetë kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj foli edhe për idenë e tregut të përbashkët ballkanik, duke thënë se Kosova është kundër kësaj ideje, pasi pikat kufitare të Kosovës duhet të jenë në Kaçanik e Jarinje, e jo në Suboticë apo diku tjetër.

Ndërkohë, për demarkacionin ka folur edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.

Ai ka theksuar se zgjedhjet kombëtare duhet të mbahen pasi partitë politike të arrijnë një marrëveshje për çështjet që po e mbajnë vendin në ngërç, duke përmendur Asociacionin dhe Demarkacionin.

“Pas arritjes së marrëveshjes do të mund të diskutohej koha e zgjedhjeve, duke pasur parasysh se shumë afër janë edhe zgjedhjet lokale”, ka shtuar Deda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button