Pakistan: Rinis riatdhesimi i refugjatëve afganë

Pakistani ka rinisur riatdhesimin e refugjatëve afganë, përmes një programi të Kombeve të Bashkuara, ka thënë një zyrtar i kësaj organizate.

Programi vullnetar i OKB-së për riathdhesim, që mbikëqyrë kthimin e rreth 380 mijë refugjatëve të regjistruar në Pakistan, ishte ndalur në muajin dhjetor, transmeton REL.

Zëdhënsja e Komisionerit për Refugjatë të OKB-së (UNHCR), Duniya Aslam Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ky program ka rifilluar punën sot.

Rreth 16 mijë refugjatë afganë janë regjistruar që të kthehen në shtëpi, vetëm gjatë kësaj jave.

Rreth 4.2 milionë refugjatë afganë janë kthyer në mënyrë vullnetare në vendin e tyre, përmes programit të OKB-së që prej vitti 2002. Vlerësohet se 1.3 milionë refugjatë të regjistruar janë ende në Pakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button