Anti korrupsioni nesër do të shqyrtojë çështjen Ermira Mehmeti

Komisioni shtetërorë për parandalimin e  korrupsionit, në mbledhjen e nesërme do të shqyrtojë çështjen nëse ka konflikt interesi, me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, pas akuzave të PDSH-së se ajo ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisioni për anti korrupsion,  Antonija Andonova.

Në mbledhjen e nesërme, Komisioni, do të mbajë qëndrim dhe do të tregojë nëse do të hap lëndë.
Këtë çështje e hapi deputeti I PDSH-së, Bekim Fazliu, sipas të cilit, Ermira Mehmeti ka qenë këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes, kundrejt një pagese prej 30 mijë denarëve. 

Ermira Mehmeti këtë e cilësoi si pjesë të marketingut politik të partisë opozitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button