Shuhet zjarri afër Bulaçanit, intervenohet në Rashtak dhe Likovë

Komuna e Gazi Babës informoi se është shuar zjarri afër Bulaçanit, ndërsa intervenohet në Rashtak dhe Likovë. Shuarjen e vështirëson era e fuqishme dhe terreni i pakalueshëm, transmeton MIA.

Zjarri në Bulaçani ka shpërthyer dje, rreth orës 12 dhe është denoncuar nga banorët. Rreth orës 13:30 shërbimi zjarrfikës së bashku me banorët kanë filluar me shuarjen e zjarrit, i cili e ka përfshirë barin dhe shkurret. Në shuarjen e zjarrit është intervenuar deri në ora një të natës, me ç’rast ai është lokalizuar, ndërsa janë lënë persona kujdestarë për përcjellje të gjendjes.

Ekipet e shpëtimit nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga NP “Pyjet e Maqedonisë” mëngjesin e sotëm me banorët nga vendbanimet përreth e kanë shuar zjarrin, i cili është përhapur drejt Likovës, Rashtaku dhe Bulaçanit. Në aksionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe dy aeroplanë dhe rreth njëqind njerëz.

Kryetari i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski sot ka qenë në lokalitetet e kapluara nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button