Aksion policor, arrestohen dy shkupjan për drogë

Dy shkupjan nga lagjja e Dizhonit të Shkupit janë arrestuar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar Bogorodicë, njofton Press 24.

Në veturën e tyre të tipit “Mercedes” shkupjanët kanë pasur sasi të madhe të heroinit, kurse sipas informatave paraprake thuhet se kanë pasur për rreth 20 pako të drogës që i kanë marrë në Turqi, dhe nëpërmjet Greqisë kanë tentuar ta sjellin në Maqedoni.

Pas marrjes në pyetje të dy shkupjanëve nga policia, gjyqtari hetues do të vendosë për hapat e mëtejshme lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button