Shpërthim i fuqishëm në metronë e Shën Petersburg, ka të vdekur (VIDEO-drejtpërdrejt)

Dy shpërthime të fuqishme në dy metro të ndryshme në Shën Petërburg, në Rusi, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve raportojnë mediave lokale.

Një nga shpërthimet, ka ndodhur në vendqëndrimin e stacionit “Sennaya Ploshchad”. Imazhet e postuara nga dëshmitarët në rrjetet sociale, tregojnë një vagon të metrosë me dyert e shkatërruara nga shpërthimi.

Autoritetet ruse kanë evakuuar zonën dhe kanë nisur punën për nxjerrjen e trupave të pajetë. Ndërkohë që zona është mbuluar nga re të mëdha tymi.

Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe mbi 50 të plagosur, sipas informacioneve të organeve ligjzbatuese lokale. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht.

Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar.

Kompania e metrosë thotë se të gjithë pasagjerët po evakuohen.

Presidenti Vladimir Putin ndodhej në Shën Pjetërburg këtë të hënë për bisedime. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të thotë se presidenti është informuar mbi shpërthimet. Putin vizitonte qytetin e Shën Pjetërburgut sot dhe pritej të fliste edhe me homologun bjellorus më vonë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button