Arrestohet “Mbreti i kokainës” në Ballkan

Darko Shariç, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, bëjnë të ditur mediat serbe.

Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviç dhe Dushko Markoviç, transmeton Shqiptarja.

Në Bograd ministri i Drejtësisë pritet të japë më shumë detaje në një konferencë për shtyp.

Shariç ishte shpallur në kërkim që prej 2009-tës, pas një megaoperacioni në Uruguajë ku u sekuestruan 2.8 ton kokainë e destinuar në shtete të ndryshme të Europës, përfshi edhe Italinë.

Zyra e Prokurorit Serb për Krimin e Organizuar ka ngritur pesë akuza për Darko Sariçin për tregti ilegale droge dhe pastrim parash.

Lajme të ngjashme

Back to top button