fbpx

Rasti i Berishës në dorën e FIFA-së

Svante Samuelsson, menaxher i Kalmarit, ka bërë të ditur se rasti i Etrit Berishës, i cili prishi parakontratën me Chievon, është në duart e FIFA. Ai beson se ishte gjithçka në rregull me kalimin e portierit kosovar te Lazio.

Çështja Berisha ende nuk është mbyllur. Svante Samuelsson, menaxher i Kalmarit, ka bërë të ditur se rastin i Etrit Berishës është ende në duart e FIFA.

Ai ka konfirmuar se drejtuesit e Chievos, të cilët kishin parakontratën me portierin prishtinas, e ka dërguar këtë rast në shtëpinë e futbollit botëror, transmeton Express.

Ish portieri i Kalmarit kishte nënshkruar parakontratën me skuadrën veroneze me 28 qershor të vitit 2013, e cila do të hynte në fuqi në 1 janar 2014.

Por, në momentet e fundit reprezentuesi i Shqipërisë i kishte rënë pishman, dhe pas disa javëve u transferua te skuadra e Lazios. Ky veprim i kosovarit nuk i ka pëlqyer drejtueseve të Chievos, të cilët kanë kërkuar drejtësi në FIFA.

“Ata (Chievo) kanë paraqitur pikëpamjet e tyre në FIFA-s, dhe ne u përgjigjëm në mes të shkurtit. Proceduar mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë para se të marrin një përgjigje”, ka deklaruar Samuelsson për mediat suedeze.

Megjithatë, ai beson se ishte gjithçka në rregull me kalimin e ish portierit të 2 korriku nga Kalmari në Lazio

“Ne mendojmë se kemi vepruar si duhet. Ligji është ligj, por ne mendojmë se do të merret një venim pozitiv”, ka theksuar ai.

Kurse, më herët mediat italiane kishin raportuar se nëse Chievo e fiton rastin, atëherë Etrit Berisha mund të pezullohet deri në 3 muaj.

Etrit Berisha me sukses ka debutuar në portën e Lazios. Ai me këtë skuadër ka zhvilluar ndeshje në Serie A, Europa League dhe Coppa Italia.

Lajme të ngjashme

Back to top button