Diaspora e Maqedonisë filloi me paraqitjen për votim në zgjedhje

Përfaqësitë diplomatiko-konsullare nëpër botë kanë filluar t’i pranojnë paraqitjet e shtetasve të Maqedonisë për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët të cilët jetojnë në diasporë kanë mundësi që deri në fund të marsit të paraqiten për votim.

Goran Trajkov, zëvendëskonsull në Nju-Jork, përkujton se qytetarët të cilët tani më janë paraqitur për votim në zgjedhjet presidenciale, do të duhet sërish të paraqiten.

Formulari për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të gjendet në internet faqen e KSHZ-së.

Për votim në zgjedhjet presidenciale janë paraqitur gjithsej 8.311 shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në vendet e huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button