SHBA dhe BE vendosin sanksione Rusisë për Krimenë

Pas referendumit të së dielës në Krime, ku zyrtarët e gadishullit rajonal thanë se 97% e votuesve mbështetën shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë, ka reaguar menjëherë Presidenti amerikan, Obama, i vendosur për sanksionet mbi Rusinë. Presidenti amerikan, Barack Obama në një konference për shtyp njoftoi për sanskione që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe udhëtimet e zyrtarëve rus dhe ukrainas, pas rezultatit të ditës së dielë, kur Krimeja votoi për bashkimin me Rusinë. “Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë të qartë Rusisë se provokimet e mëtejshme nuk do të arrijnë asgjë, përveçse izolimin e Rusisë dhe zvogëlimin e vendin të saj në botë, ” tha presidenti amerikan Barak Obama. 

“Komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të qëndrojë së bashku për të kundërshtuar çdo shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe të integritetit territorial të saj.” Obama i bëri të qartë Rusisë se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë do të thellojë izolimin e diplomaticë ruse dhe kjo do të jetë një faturë e madhe në ekonominë ruse.” Në qoftë se Moska vazhdon të ndërhyjë në Ukrainë, ai paralajmëroi, se “Rusia nuk do të arrijë asgjë, përveç izolimin e saj dhe më tej të zvogëlojë vendin e saj në botë”. Bashkimi Europian ka publikuar të hënën, një listë sanksionesh për 21 zyrtarë rus dhe ukrainas, pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, raporton BBC. “Na vjen keq që Rusia deri më tani nuk është angazhuar në negociata me Ukrainën,” tha shefja e Politikës së Jashtme në BE Catherine Ashton në një konferencë për shtyp pas sanksionet u shpallën nga mediat ndërkombëtare.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë William Hague, u tha gazetarëve se lista nuk është “vendosur në gur”. Ai tha se kjo varet se “si Rusia reagon ndaj referendumit në Krime e cila ka qenë anti-ligjjore dhe shkel ligjet në një demokraci të vërtetë dhe si ata janë duke reaguar në mundësinë e diskutimeve dhe negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën mbi ditët e ardhshme”, deklaroi Hague. Shtetet e bashkuara të Amerikës thanë se kishin në shënjestër për sanksionet financiare shtatë zyrtarë të lartë dhe ligjvënës të qeverisë ruse dhe katër udhëheqës separatist në Krime, për prishjen e “proceseve demokratike dhe institucionale në Ukrainë”. Lista e SHBA-së përfshin Dmitri Rogozin, një zëvendëskryeministër rus, Valentina Matviyenko, kreu i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus    dhe liderin e rrëzuar të Ukrainës, Viktor Janukoviç. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian njoftuan se sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimive për zyrtarët nga Rusia dhe Ukraina pasi referendumit të Krimesë që pupulli votoi për bashkimin me Rusinë.

Kriza pason largimin më 22 shkurt, të presidentit pro-rus të Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili kishte ndezur me muaj të tërë protesta në rrugë, pas kundërshtimit të marrëveshjes së tregtisë me BE-në, në favor të lidhjeve më të ngushta me Moskën. Referendumi i Krimesë është konsideruar nga qeveria e përkohshme e Kievit, SHBA dhe BE si e paligjshme. Forcat ushtarake proruse kanë qenë në kontroll të Krimesë që nga fundi i shkurtit. Moska thotë se trupat janë forcat pro-ruse të vetë-mbrojtjes dhe jo nën kontrollin e saj të drejtpërdrejtë. Sanksionet erdhën pasi Putin ka mbështetur votimin në Krime, duke kërkuar pavarësinë e saj. Krimeja deklaroi se 96.7 % e votuesve kërkojnë të lënë Ukrainën dhe t’i bashkohen Rusisë, në një votim që fuqitë perëndimore thanë se ishte e paligjshme. Pjesëmarrja në votim ishte shumë e lartë rreth 83 për qind. Rezultati nuk ka ardhur si një surprizë. Referendumi i së dielës i ka vënë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në një lloj përplasje që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. Ekonomikisht, është e paqartë se sa do t’i kushtojë Rusisë një bashkim i tillë. Politikisht, Krimeja është e ndarë dhe disa nga banorët e saj mendojnë se bashkimi me Rusinë do të sjellë mirëqenie, ndërsa disa e shohin si mundësi për të hyrë në Kremlin.

Lajme të ngjashme

Back to top button