Ky ishte shkaku i helmimit i punëtorëve të ndërmarrjes “Lear” të Tetovës

Shkaku i helmimit të 220 punëtorëve të ndërmarrjes “Lear” ka qenë bakteria stafilokoka, bën të ditur Kanal 5.

Prokuroria Publike e Tetovës është duke e zhvilluar procedurën hetimore.
Ndryshe, punëtorët e nderimit të tretë të enjten kanë ngrënë makarona me mish, të përgatitura nga një restorant i njohur në rrethinën e Tetovës. Objekti i ndërmarrjes nuk ka qenë i regjistruar, dhe të punësuarit nuk kanë pasur libreza sanitare. Institucionet kompetente të premten kanë marrë prova nga ushqimet dhe nga sipërfaqet punuese me paralajmërim se sot do të shpallen rezultatet e analizave.

Në ndërkohë restoranti dhe ndërmarrja “Lear” janë mbyllur. Të gjithë punëtorët e helmuar janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

LEXO: Prokuroria dhe policia kryen ekspertizë në “Lear” pas helmimit të punëtorëve

LEXO: Tetovë, rreth 220 të punësuar të fabrikës “Lear” janë helmuar nga ushqimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button