LSDM: “Manifesti” – përpjekje për ta kthyer në jetën politike Gruevskin e defaktorizuar

“Vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshimi, drejtësi dhe jetë kualitative në një shoqëri për të gjithë. Zëri i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet kredibile askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë. Në mënyrë demokratike është formuar shumica parlamentare prej 67 deputetëve. Ka program të Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare dhe ai është dokumenti i vetëm qeveritar për të gjitha qytetarët. Vijon transferim i qetë  pushtetit që askush s’ka të drejtë ta pengojë”, kështu thonë nga LSDM në kumtesën e sotme në lidhje me “Manifestin” e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Sot është vitit 2007 dhe jo 1903. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e përbërë nga kriminelë të cilët kërkojnë shpëtim nga lëkura e tyre. Shpëtues të shtetit janë qytetarët të cilët zgjodhën ndryshime. Për atë, i ashtuquajturi “Manifest” i VMR-DPMNE-së nuk është asgjë tjetër vetëm një përpjekje për kthimin në jetën politike të Gruevskit të defaktorizuar. Është e qartë, nuk ka kurrfarë bisedime për amnisti. Maqedonia do të jetë shtet i së drejtës. Çdokush që ka bërë krim dhe vepra të këqija ndaj qytetarëve do të përgjigjet. Vjen Qeveria e re reformuese e cila bartë jetë për të gjithë qytetarët thonë nga LSDM”.

LEXO: VMRO-DPMNE prezantoi “Manifestin për Maqedoni të vetme”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button