KSHZ, seancë për logon e Ilijaz Halimit

Komsioni Shtetëror Zgjedhor sot pritet që të mbajë seancë në të cilën do të duhet që të shqyrtohet kërkesa e një grup zgjedhësish për ndryshimin e logos pas së cilës do të paraqitet kandidati presidencial Ilijaz Halimi, i përkrahur nga PDSH-ja.

Seanca duhet që të mbahej dje, por për shkak të mospranisë së të gjithë anëtarëve, kryetari Nikolla Rillkoski e anuloi për sot.

Fushata zgjedhore për zgjerdhjet presidenciale fillon të hënën. U konfirmua renditja në vletëvotim.

Prej sot, fillon të vijojë periudha pesëditore para fillimit të fushatës zgjedhore e deri në përfundim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur nuk mund të paguhen subvencione, të cilat nuk janë rroga të paguara mujore, të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose përurimit të objekteve me mjete të Buxhetit ose nga fondet publike ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, terrene sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte të tjera.

Siç theksohet në Regjistrin e afateve për veprimet zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nën ndalesë për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, sidomos dhënie e deklaratës publike e bartësit të funksionit publik ose kandidatit për bartës së funksionit publik në tubim, intervistë në media, debat në media pse përgjigje e pyetjes së gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button