Iniesta: Ndeshjet me Realin, luftë futbollistike

Nga goleada me Osasunën te El Clasico me Realin e Madridit. Andres Iniesta foli në një intervistë edhe për sezonin e komplikuar të Barcelonës, si dhe kritikat në adresë të tij.

“Fillimi i takimit me Osasunën ishte pak i dyshimtë, por pastaj gjithçka shkoi shumë mirë. Ky sezon deri në këto momente nuk ka qënë i lehtë. Ka patur shumë fjalë e ndryshime dhe tani vjen pjesa më e vështirë. Në Bernabeu mundohemi të shkojmë në formën më të mirë, me besimin se mund të fitojmë atje. Ndeshjet mes Realit e Barçës janë një luftë, por futbollistike ama. Cfarë ka ndodhur në të shkuarën, është sërish aty”.

Nuk i ka shpëtuar vorbullës së kritikave edhe vetë Iniesta, në lidhje me rendimentin e tij në fushë, teksa mesfushori foli edhe për situatën e Messit.

“Kurrë nuk kam menduar që një lojtar i kësaj skuadre nuk ka dëshirë të luajë e të vrapojë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Sa për Messin, gjithçka besoj se është thënë. Ai duhet përgëzuar, ashtu si Barcelona që duhet përgëzuar që ka një lojtar unik”.

Në fund sërish një opinion për El Clasicon, ku Iniesta mundohet edhe të japë një parashikim për supersfidën e të dielës.

“Cdo takim është i ndryshëm, pavarësisht se në ç’gjendje vijnë rivalët në këtë përballje. Do të jetë një ndeshje shumë interesante, por ne duhet të shkojmë me qëllimin e vetëm për të fituar. Nuk e marr fare parasysh një opsion tjetër, duhet patjetër të fitojmë për të ngushtuar diferencën me Realin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button