Shilegov: Hajnat do të përgjigjen para drejtësisë

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria e re reformuese do të zbatojë reforma themelore në gjyqësi dhe prokurori dhe të do sigurojë sistem gjyqësor të pavarur dhe drejtësi për të gjithë. Sipas tij, kjo qeveri është shumica e vullnetit të qytetarëve dhe kjo do të saktësohet në institucionet e ardhshme.

“Qeveria e re reformuese menjëherë pas formimit do të propozojë vazhdimin e afatit të PSP-së, që të mund të paraqesin akuza për pastrimin e skandaleve të përgjimeve dhe kuftën e mëtejshme kundër korrupsionit, krimit, keqpërdorimeve të pushtetit”, deklaroi Shilegov, duke shtuar se menjëherë do të sjellin ndryshime për Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur të cilin e kërkoi PSP-ja.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e re do të sigurojë mbështetje më të madhe dhe shumicë për krijimin e një deparatamenti special në gjyqësi, për rishikimin e lëndëve që janë nën kompetencë të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button