Dy prilli, Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve

Dy prilli është promovuar si Dita ndërkombëtare e verifikimit të fakteve nga ana e Rrjetit ndërkombëtar për verifikim të fakteve të themeluar pranë Institutit Pointer në St. Petersburg, Floridë, SHBA në bashkëpunim me organizatat për verifikimin e fakteve në mbarë botën.

Siç thotë organizatori i evenimentit në ueb faqen e tij, “Kjo nuk është vetëm një ngjarje e thjeshtë, por besimi se tani më së shumti është e nevojshme verifikimi i fakteve në politikë, në gazetari dhe në të gjitha fushat tjera”.

Kjo datë nuk është zgjedhur rastësisht, thonë organizatorët, bëhet fjalë për ditën që vjen pas ditës ndërkombëtare të gënjeshtrës, me qëllim që të theksohet rëndësia e verifikimit të fakteve.

Në ueb faqen mund të gjenden edhe udhëzime se si të bëhet “fakt-checking” dhe pse kjo gjë është e rëndësishme.

“Metamorfozis”- Fondacioni për internet dhe shoqëri, së bashku me projektet mediale si Servisi për verifikim e fakteve dhe Vërtetëmatësi është anëtari i vetëm nga Maqedonia në rrjetin global për verifikimin e fakteve dhe është e përbërë nga 45 organizata joqeveritare dhe mediatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button