VMRO-DPMNE prezantoi “Manifestin për Maqedoni të vetme”

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski, Nikola Poposki dhe Ilija Dimovski sot prezantuan manifestin për Maqedoninë e vetme, në hapësirat e Qendrës për komunikim të VMRO DPMNE-së.

Në këtë dokument paraqitet “vizioni” i partisë për shtetin, i cili siç thuhet “paraqet vend të vetëm amë të maqedonasve, ku të bashkuar jetojnë të gjithë qytetarë që janë pjesë e popujve shqiptar, turk, vllah, serb, rom, boshnjak etj”.

Sipas Miloshoskit “udhërrëfyesi” që u promovua para disa ditëve ka të bëjë me gjendjen aktuale politike dhe tejkalimin e krizës ndërsa “manifesti” është dokument me udhëzime, parime dhe dispozita që kanë të bëjnë me sundimin në 15 vitet e ardhshme.

“Parimi i parë është bashkimi rreth interesit nacional, parimi i dytë është integrimi në një shoqëri, parimi i tretë është sundimi i të së drejtës dhe parimi i katër është ekonomia e tregut për standard më të mirë të çdo qytetari”, deklaroi Miloshoski.

Për realizimin e misionit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Nikola Poposki theksoi vendosjen e dialogut të rregullt mes çdo pushteti dhe opozite për çështjet me interes nacional.

Lidhur me emrin, tha se nuk do të pranohet ndryshimi i Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.

Anëtari tjetër i Komitetit, Ilija Dimovski tha se patjetër duhet zbatuar regjistrimi që në mënyrë cilësore të planifikohen politikat si dhe për dialog konstruktiv të temave ndëretnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button