Mustafa: Me krejt koalicion, me PDK-në kurrë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shprehur optimizëm se do të jetë kryeministër i Kosovës.

Lideri i LDK-së në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka deklaruar se qeveria që do të udhëhiqet nga ai, nuk do të jetë megalomane, por me duar të pastra.

Mustafa ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me të gjitha partitë e tjera politike, përpos PDK-së, e cila sipas tij duhet të shkojë në opozitë.

Thotë se me Thacin e Kuçin janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor. /Epoka e Re/

Lajme të ngjashme

Back to top button