Spektakël boksi, Briedis mposht Huckun dhe merr titullin e kampionit botëror
Mairis Briedis ka triumfuar mbrëmë në spektaklin e boksit të mbajtur në Dortmund të Gjermanisë, ku mposhti boksierin vendas Marco Huck, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në verzionet IBO dhe WBC, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampioni i deritanishëm në versionin IBO, Marco Huck, me vendim të njëanshëm të gjyqtarëve u mposht nga boksieri letonez Briedis, me çka humbi shansin që për herë të parë në karrierë të kurorëzohet me titullin e kampionit në WBO.
Briedis u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve, që për letonezin ishte fitorja e 22-të në karrierë në të cilën nuk ka përjetuar asnjë humbje.
Lufta e dy boksierëve më të mirë në kategorinë gjysmë të rëndë, arsyetoi epitetin e spektaklit i cili u mbajt në sallën e stërmbushur Westphalen në Dortmund.
Meçi u organizua nga shkaku i vendit të zbrazët të kampionit në WBO-së, pasi paraprakisht kampioni Tony Bellew fitoi statusin “emeritus” duke pranuar sfidën kundër “të rëndit” David Haye, ndërsa jo atë për mbrojtje të titullit në kategorinë gjysmë të rëndë.