Hetimet e PSP-së qëndrojnë mbi kokat e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së

Në pjesën e katërt të seancës konstituive në Kuvendin e RM-së; (30.03.2017), në të cilin në rendin e ditës së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ne një prej replikave dhe kundërreplikave me deputetin e BDI-së, Xhevat Ademi, mes tjerash, tha:

“Problemi me PSP-në është problemi i juaj, nuk është problem i jonë (iu drejtohet deputetëve të BDI-së. Prej kur PSP filloi që të udhëheq hetime për politikanët shqiptar, menjëherë nisi qe koalicioni me LSDM-në që të funksionojë.”

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e deputetit te VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, sipas cilit Prokuroria Speciale Publike nuk është problem i VMRO-DPMNE-së, por i BDI-së e vlerësojmë si të pavërtetë. Një rrëfim i tillë i Dimovskit faktikisht është provokuar nga ngjarjet e deputetëve të BDI-së, të cilët përgjatë diskutimit maratonik në kuvend disa herë tha se koalicioni me VMRO-DPMNE ka qenë vetëm PSP dhe se gjithçka tjetër ka qenë e pranuar përfshirë këtu edhe ligjin për gjuhën. Fjalinë më eksplicite në foltoren e parlamentit e tha integruese Xhevat Ademi, i cili tha:

“Dua që nga kjo foltore dhe si anëtar i udhëheqisisë së ngushtë së BDI-së që të ju them, le të dijë i gjithë opinioni se problemi nuk ka qenë gjuha, por PSP. PSP ka qenë problemi!”

Për atë se kush ka problem me PSP-në, është e mjaftueshme që të shihet se cilët raste në periudhën e kaluar i hapi PSP dhe për të cilët deri më tani janë ngritur hetime. Prej gjithsej 16 raste, 15 kanë të bëjnë me persona të VMRO-DPMNE-së, ose lidhen me këtë parti për shkak te biznesit ose relacioneve shoqërore.

 

Deri më tani rastet e PSP-së në pjesën më të madhe fillojnë me shkronjën T: “Target“, “Titanik“, “Tortura“, “TNT“, “Transporter“, “Trezor“, “Toplik“,  “Tenderër“, “Tarifa“, “Tanka“, “Trust“, “Fortesa“, si dhe dhe katër lëndët e fundit të cilët shënuan javën e kaluar (23.03.2017): “Total”, Treqind”, “Tabela” dhe “Tifani”. Dhe në to janë të dyshuar (për disa ka edhe akuza) funksionar aktual dhe ishfunksionar të shtetit, lokal dhe partiak të VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve edhe lideri Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, më pas biznesmeni (Sead Koçan), si dhe persona te afërt me VMRO-DPMNE-në (gazetarët Dragan Pavlloviq – Llatas dhe Ivona Taleska). Me BDI-në mund që te lidhet vetëm një rast (“Tabela”), i cili ka të bëj me keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit nga ana e drejtorit të shkollës fillore “Rexho Ruzhit Zajazi” nga fshati Zajaz në vitin 2006. Ku u kumtua se, i dyshuari pa procedurë te prokurimit publik të kompanisë nga Kërçova i ka siguruar shfrytëzim kundërligjor të pronës prej 200.000 euro.

Kështu që, sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë Speciale Publike, lehtë mund të vërehet se hetimet për krim, korrupsion dhe vjedhje, çojnë ka VMRO-DPMNE dhe ka krerët e lartë partiak. Fundja, VMRO-DPMNE dy vitet e fundit shumë herë ka reaguar se PSP merret vetëm me njerëz afër kësaj partie. Ndërsa, deri më tani (02.04.2017) në lëndët e zbardhura nga PSP nuk përmenden funksionarët dhe biznesmenët afër BDI-së. Andaj duke pasur parasysh këtë, deklaratën e Dimovskit e vlerësojmë si të pavërtetë. Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button