Rrahje masive në Shkup, një i lënduar dërgohet në urgjencë

Pas një përleshje masive në Shkup, mësohet se një person ka përfunduar në spitalin e Shkupit.

Bëhet e ditur se përleshja mes dy grupeve kishte filluar në Çarshinë e vjetër të Shkupit, kurse më pastaj kishte vazhduar tek Ura e Gurit. Sipas dëshmitarëve okularë dhe disa nga pjesëmarrësve, incidenti kishte përfunduar tek bulevardi “VMRO”.

Merret vesh se personi i cili është sulmuar me thikë, është ndjekur me makinë nga një grup personash. Por kur ka vërejtur makinën e policisë, është larguar.

Policia ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, por pa dhënë hollësi tjera. Policia po ashtu ka njoftuar se një person është shtruar në spital dhe se më shumë informacione do të ketë gjatë ditës së martë.

Lajme të ngjashme

Back to top button