Basha: Zotimi ynë mbetet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të dielën ritheksoi qëndrimin dhe vendosmërinë e demokrateve se deri në fitoren për zgjedhje të lira e republikë të re nuk ka tërheqje.

Ai këto komente i bëri në Shkodër, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të vrasjes së martireve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Duke vlerësuar sakrificën sublime që Shkodra ka bërë ndër vite, si qyteti që e ka paguar me çmimin më të lartë demokracinë, Basha tha se edhe sot vendi ndodhet në momente të vështira, transmeton kp.

“Përsëris sot se deri në fitore zotimi ynë mbetet zgjedhje të lira e republike e re. Sakrifica e 2 prillit sot më aktuale se kurrë, marrëzia do të marrë fund. Zotimi ynë është dhe mbetet: zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardit evropian dhe republikë e re e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button