Siri, disa të vdekur nga sulmi i forcave të regjimit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmet e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në vendin Jisr es Sugur në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale thanë se njësitet e Asadit nga ajri dhe nga toka kanë sulmuar disa fshatra të Idlibit të cilat janë të kontrolluara nga opozita.

Shumë shtëpi në fshatrat On-Nacije dhe El-Gasaniye, që gjenden pranë kufirit me Turqinë, janë shkatërruar, ndërkohë që për të plagosurit thuhet se janë shtruar në spital.

Sulmet akoma vazhdojnë herë pas here.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button