Kapet me drogë aktori i njohur turk, ҫfarë ndodhi pas arrestimit

Një ditë pas arrestimit në aeroportin Ercan në TRNC, Nikosia (Lefkosa), në Qipro, ku aktori i njohur për rolin e Turgutit në serialin “Karadai”, Yurdaer Okur, u kap në flagrancë më 1 gram kanabis, mediat turke bëjnë me dije se ai është liruar mëngjesin e djeshëm. Sipas milliyet.com, Okur është kapur në flagrancë nga policia e Qipros turke me 1 gram drogë.

Sipas të dhënave të policisë, të marra në Gjykatën e Nikosia-s, Okur është është dënuar me gjobë me 100 mijë lira turke. 43-vjeҫari, pasi ka kaluar natën në paraburgim, është marrë dje në pyetje nga gjykata e Nicosia. Është vendosur që përveҫ gjobës, aktori nuk duhet të kalojë kufirin derisa gjyqi të ketë përfunduar.

Sipas ligjeve të TRNC në Qipro, posedimi i drogës është një vepër e rëndë krimale. Të gjithë të huajt që kapen me një krim të tillë, dënohen me gjoba të rënda ose burgosen.

Në serialin “Karadayi”, Okur ai ka luajtur me dy prej aktorëve më të famshëm në Turqi, Kenan Imirzalioglu (Mahiri) dhe Berguzar Korel (Feride).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button