Tuna sqaron për emrin e djalit

Që postimet e Tunës kthehen në lajm gjithmonë dhe aq më shumë tani që është në pritje të fëmijës, e kemi parë. Ndoshta kjo e ka bezdisur këngëtaren e cila ka vendosur të vërë në lojë portalet.

Me të hyrë 1 prilli, ajo shkruajti në faqen e saj FB, emrin Abel, që u mor si zbulim i emrit të djalit të këngëtares. Mirëpo mesa duket ka qenë një shaka, transmeton Revistaclass.al.

“Kam mundur të jem portal e të postoj këso statuse cdo dit’ e jo vetëm për 1 Prill!”, thotë Tuna. Kjo është e vërtetë.

Me sa duket, ato që shkruan, të paktën këto kohë, në faqet e saj, do të thotë që nuk u dashkan marrë seriozisht.

Sa për sot, në gënjeshtrën e 1 prillit, kanë rënë dhe shumë miq e të njohur të Tunës dhe Patrisit që e kanë marrë madje sikur ai status lajmëronte lindjen e djalit, përfshirë dhe emra të njohur të muzikës, si Teuta Kurti.

Por 1 prill është, ndoshta dhe ky statusi i dytë, është një shaka tjetër nga Tuna. Mos do ishte më mirë ta linim të qetë, pa shkruar asgjë për këngëtaren e bukur në pritje të ëmbël? Nuk e dimë sa do i pëlqente, megjithatë. Kjo lojë me portalet, të cilat nuk janë të humbura gjithsesi, duket sikur po e argëton…

Gjithsesi, Abel ishte emër i bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button