Gruevski dhe Martin Protugjer pritet të merren në pyetje nga PSP

Nikolla Gruevski dhe Martin Protugjer janë funksionarët e ardhshëm të VMRO-së të cilët do të merren në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike për rastin “Titanik”.

Telma publikoi se Gruevski e ka shtyrë dy herë marrjen në pyetje, i cili përmes avokatëve të tij ka dërguar mesazhe se është i zënë dhe nuk mund të paraqitet për marrje në pyetje.

Ftesa e dytë ishte për të hënën, por Gruevski udhëtoi për Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Maltë, edhe pse Kongresi fillonte të mërkurën, ai vendosi të udhëtojë dy ditë më herët.

Më 28 shkurt, prokurorja Kativa Janeva deklaroi se hetimet për lëndën “Titanik” është zgjeruar për 17 persona të ri për vepra penale që lidhen me ciklet zgjedhore në vitet 2011 dhe 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button