Shakira, foto të ‘nxehta’ për albumin e ri

Pas vidoklipit shumë të ’nxehtë’ të Shakirës së bashku me Rihanën për këngën ‘Can’t Remember To Forget You’, Shakira po vazhdon të provokojë me setin fotografik që promovon albumin e saj të ri. 


Përmes një seri fotografish sensuale, këngëtarja kolumbiane ka gjetur mënyrën e duhur për t’i bërë reklamë punës së saj.

Gjëja që të bën përshtypje është se në këto foto Shakira duket njësoj si në vitin 2001, vit në të cilin u bë e famshme në të gjithë botën.

Albumi që do të dalë në shitje këtë muaj do të jetë i dhjeti për Shakirën. Ai do të titullohet thjesht Shakira dhe do të dalë në treg më 26 Mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button